image Emocionet e Superligës rikthehen në Lipjan pas 11 viteve

Futboll

Emocionet e Superligës rikthehen në Lipjan pas 11 viteve

news image

Hera e fundit kur një skuadrë nga Lipjani luante në Superligën e Kosovës ishte në sezonin 2008-2009.

Në atë sezon, Lipjani përfaqësohej nga ekipi I Ulpianës. Por, ata ranë nga liga atë sezon, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas 11 viteve, Lipjani përsëri rikthehet në Superligën e Kosovës.

Kësaj radhe me skuadrën nga fshati Dobrajë, Arbëria.

FFK sot vendosi që sezoni i Ligës së Parë të mbyllet dhe dy skuadrat e para do të luajnë në Superligë sezonin e ardhshëm.

Besa e Pejës dhe Arbëria janë skaudrat që prijnë në tabelën e Ligës së Parë./Gazeta Sinjali/