Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson sot në seancë ka ngritur një rast skandal në Prokurorinë Speciale në Hagë, ku sipas tij dëshmitari i ardhshëm kundër ish-krerëve të UÇK-së ka marrë sugjerime për mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë.
Emmerson tha se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me Prokuorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë.
Avokati po ashtu tha se vërehet se aty dallohet një zyrtar i prokurorisë teksa i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë.
“Nuk e di nëse keni pasur mundësi të shihni shënimin përgatitor, por ju lutem të shihni shënimin përgatitor nr 2., Në këtë shënim është një përmbajtje, apo më saktë një përshkrim i një, është bërë një përpjekje nga dëshmitari që të negociojë me prokurorinë, para se të japë dëshminë. Diskutohet diçka në lidhje me atë që është premtuar në të shkuarën dhe çfarë nuk i është premtuar dhe ka një kontradiktë të qartë, mes asaj që është premtuar. Në thelb sipas këtij paragrafi nuk është përfituar asgjë, ama kemi një situatë ku dëshmitari ka shprehur dëshirën të negociojë një përfitim apo paketë të caktuar dhe nuk e di nëse ju jeni të njohur me juridiksionin e ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, por këtu vihet në pikëpyetje sa i takon sjelljes së përfaqësuesit të prokurorisë i cili në njëfarë mënyrë sugjeron dëshmitarit diçka në këmbim të të qenit dëshmitar i mundshëm dhe në Mbretërinë apo ShBA kjo është krejt e papranueshme kur avokati i bën një premtim dëshmitarit dhe vetë dëshmitari thotë se ke premtuar diçka, dhe përfaqësuesi i Prokurorisë thotë kam premtuar diçka tjetër”, tha mes tjerash Emmerson.
Në Hagë sot ka dëshmuar dëshmon reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq që pretendon të jetë arrestuar në Kosovë gjatë kohës së luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohhe gjatë marrjes në pyetje, u çudit me disa nga detajet që nxori nga dëshmitari në fjalë.
I njëjti, nuk kishte kryer fakultetin e gazetarisë. Madje as nuk kishte studiuar për të. Kishte studiuar për histori e bujqësi dhe nuk kishte përfunduar studimet. I ishte bashkuar ushtrisë në vitin 1986 për të kryer shërbimin.
Kjo e çuditi avokatin Keohe i cili vuri në dukje dhe në pah faktin se Tanjug ka qenë agjenci shtetërore e lajmeve, që i bie se Qeveria e Slobodan Millosheviqit kishte ndikim direkt aty.
Madje si udhëheqës i Tanjug, Keohe ka cituar se ishte përzgjedhur një përkrahës i Millosheviqit.
Tutje, avokati është shprehur i çuditur se si Agjencia Shtetërore e lajmeve serbe, punëson në person që nuk ka përvojë e madje as nuk ka studiuar për gazetari për të shkruajtur për ngjarje nga lufta
Në këto momente, po vazhdon marrja në pyetje e Radosheviq.