image Nazim Bllaca është gjallë, e konfirmon vëllai i tij

Kosovë

Nazim Bllaca është gjallë, e konfirmon vëllai i tij

news image

Nazim Bllaca është gjallë. Këtë e ka konfirmuar vëllai i tij, Liman Bllaca, i cili tha se Nazimi është shëndosh e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ai e demantoi kështu avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili, gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, deklaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.

Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Ka informacione që ka qenë aset serb, i paguar nga shërbimet e fshehta serbe”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton KlanKosova.

Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Pas kësaj deklarate që e tronditi vendin, Nazim Bllaca, që vetëdeklarohej si agjent i SHIK-ut, u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, ai u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Bazuar në deklaratat e Nazim Bllacës, u zhvilluan tri procese gjyqësore, “Bllaca 1″, “Bllaca 2” dhe “Bllaca 3”.

/GazetaSinjali/