image Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur - Sinjali

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

news image

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së ka dhënë një lajm për të cilin deri më sot nuk dihej.

Ai gjatë fjalimit të tij, duke treguar për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën për të cilin thotë se ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson.

Nazim Bllaca, i cili ishte vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ishte bërë shumë i njohur në vitin 2009 kur publikisht kishte deklaruar se ka bërë vrasje për llogari të këtij shërbimi.

Pas këtij deklarimi që kishte bërë jehonë të madhe ai ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it si dëshmitar i mbrojtur.

Ai ishte larguar nën mbrojtje të EULEX-it nga Kosova, pas disa procesve gjyqësore në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin