image Avokati i Veselit e kritikon Prokurorinë e Specializuar për stërzgjatje të procesit ndaj krerëve të UÇK-së

Drejtësi

Avokati i Veselit e kritikon Prokurorinë e Specializuar për stërzgjatje të procesit ndaj krerëve të UÇK-së

news image

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur shqetësime për kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për zgjatjen e procesit ndaj Veselit e të tjerëve deri në 1 mijë e 863 orë.

Emmerson ka përmendur dy raste nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi për krahasim, ku Prokuroria kishte kërkuar shumë më pakë orë për të paraqitur rastin e saj.

“Mbrojtja paraqet shqetësimin e saj dhe tërheq vëmendjen e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake për kohëzgjatjen e parashikuar të gjykimit. ZPS ka treguar në Rregullën e saj 95(4)(b) Lista e dëshmitarëve se kërkon gjithsej 1.863 orë për të paraqitur rastin e saj.”

Për ta vendosur këtë kërkesë në perspektivë, Mbrojtja ka nxjerrë dy shembuj nga raste të ngjashme me shumë të akuzuar në ICTY: Në rastin Prliq dhe të tjerët, Prokuroria ka shfrytëzuar gjithsej 296 orë për të paraqitur rastin e saj,  përafërsisht 1 vit e 9 muaj; në rastin Shainoviq dhe të tjerët (Milutinoviq), Prokuroria ka shfrytëzuar gjithsej 166 orë, përafërsisht 10 muaj”, ka shkruar Emmerson.

Ai ka shtuar tutje se një proces i tillë i zgjatur nuk i shërben interesit të drejtësisë për asnjë palë.

“Mbrojtja pohon se një gjykim i tillë i zgjatur në asnjë mënyrë nuk do t’i shërbejë interesit të drejtësisë për asnjërën nga palët, ose për këtë Gjykatë”, ka thënë Emmerson në shkresën e tij./GazetaSinjali/