Krye-emisari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Navarro sot gjatë ditës tha se koronavirusi do të jetë një virus që nuk do të largohet nga raca njerëzore për një kohë të gjatë.
Në një intervistë për “Meet the Press”, Dr.David Navarro, emisar special në OBSH, vërejti se ka shenja që shkalla e të infektuarve të rinj me koronavirus mund të ishte duke u ngadalësuar në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë falë, pjesërisht, “lehtësimeve shumë rapide”, raporton NBC.
“Nuk e dimë nëse do të vijë valë valë ashtu siç vjen edhe gripi. Ne mendojmë që do të jetë një virus që do ta ndjekë racën njerëzore për një kohë shumë të gjatë, derisa ta kemi një vaksinë për të na mbrojtur,” tha ai.
Dr. Navarro shtoi se virusi ende “po avanconte në pjesë të tjera të botës,” dhe që komunitetet anë e mbanë globit do të duhej që të zhvillonin infrastrukturën dhe kapacitetin për t’u mbrojtur kundër shpërthimeve sporadike në muajt e ardhshëm para se të lehtësoheshin masat restriktive dhe përpjekja për ta kthyer jetën kah një sens i normalitetit.
“Çelësi për këtë virus është se çdo komunitet ka një mburojë të caktuar, mund të trajtojë rastet sapo ato të shfaqen, t’i izolojë ato, dhe të ndalojë shpërthimet. Do të jetë e domosdoshme që secili vend ta ketë një kapacitet të tillë.”
Deri tash janë konfirmuar gati 1.8 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën, me 530 mijë prej tyre në SHBA./ Gazeta Sinjali/