image Emisari britanik pritet në Presidencë nga Osmani

Politikë

Emisari britanik pritet në Presidencë nga Osmani

news image

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott dhe i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas këtij takimi emisari britanik pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022.

Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.

Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

/GazetaSinjali/