image Emiratet e Bashkuara Arabe urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Kosovë

Emiratet e Bashkuara Arabe urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë

news image

Presidenti i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15-të vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, gjithashtu i dërgoi mesazhe të ngjashme Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kosova sot feston 15-vjetorin e pavarësisë. Kosova u deklarua vend sovran, demokratik e i pavarur, më 17 shkurt të vitit 2008.

/GazetaSinjali/