image Emini me rekomandime për Qeverinë: Vaksinimi të mundësohet në sheshe e qendra tregtare, duhet proces dinamik

Shëndetësi

Emini me rekomandime për Qeverinë: Vaksinimi të mundësohet në sheshe e qendra tregtare, duhet proces dinamik

news image

Drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini, tha se mënyra e vetme që vendi të kthehet në normalitet sa i përket aspektit ekonomik është vaksinimi masiv i qytetarëve.

Këto komente ajo i bëri në konferencën e përbashkët me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ku folën për rëndësinë e vaksinimit masiv si dhe u dhanë një varg rekomandimesh për institucionet dhe sektorin privat.

Emini kur foli për rekomandimet tha se fillimisht duhet që ky proces të bëhet pa termine dhe në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Madje, ajo tha se efikase do të ishin ekipet mobile që do të shkonin në kompani, po edhe në zonat rurale.

Emini tha se ky proces do të mund të kryhej edhe në qendrat tregtare e sheshe. Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të negociojë me vendet e tjera që të njihen vaksinat që merren në Kosovë.

 “Mënyra e vetme për tu kthyer në normale është vaksinimi. Duhet proces dinamik”, tha ajo.

“Disa rekomandime i kemi për t’i prezantuar e para terminët, caktimi i terminëve pa proceduar burokratike, mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt jo në vendbanimin zyrtarë, ekipet mobile që do të funksionin në mënyrë proaktive që shkojnë në kompani të mëdha për të kryer vaksinimin, por edhe për zonat rurale, riorganizimi i resurseve, puna në vikende, edhe vaksinimi në sheshe në qendra tregtare, ka vende që e kanë bërë edhe në bare”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, Emini këshilloi që Qeveria të negociojë që vaksinimi të njihet edhe në vendet e tjera për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë.

Për fund në këtë konferencë u tha se këto rekomandime do t’i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë. /GazetaSinjali/