Kosova e ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Sinjali Sport.
Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1.
Pas ndeshjes dy debutuesit Lorik Emini dhe Destan Bajselmani u deklaruan, duke e shprehur ndjenjën e të përfaqësuarit për kombin e tyre.
Lorik Emini, talenti i Kombëtares së Kosovës, është shumë i lumtur me debutimin me ‘Dardanët’.
“Shumë i lumtur, ekipi nga minuta e parë më ka ndihmu, më kanë dhënë topin që të kyçem në lojë dhe të shohim tani të premten”.
“Jemi ekip e fortë, kemi lojtarë të fortë, dimë të luajmë futboll, sot ishim nivel me lart se San Marino dhe fituam”.
“Është vështirë për të gjithë ne që kemi lindur atje, lojtarët kanë qeft ë luajnë për Zvicrën që ka emër më të madh, por unë kam ëndërruar të luaj për Kosovën dhe ëndrra më është bërë realitet” ka përfunduar Emini.
Me Kosovën ka debutuar sot ndaj San Marinos edhe mbrojtësi Destan Bajselmani.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë debutimi me Kosovën është një ndjenë fantastike.
“Jam ndjerë shumë mirë kam pasur emocione pasi ishte hera e parë që luajë, por jam krenar që kam pasur mundësin të luajë me Kosovën dhe ishte një ndjenë e veçantë dhe fantastike. Kemi një grup të lojtarëve shumë cilësorë dhe mund të arrijmë edhe më lartë dhe rezultate pozitive. Jam i fokusuar të jap maksimumin edhe shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira në këto takime”, tha Bajselmani.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi katër herë në portën e San Marinos. /Gazeta Sinjali Sporti/