image Eminem thyen rekord me albumin e ri "Music to Be Murdered By"

Muzikë

Muzikë/ Eminem thyen rekord me albumin e ri “Music to Be Murdered By”

news image

Marshall Mathers i njohur me emrin artistik si Eminem, ka thyer rekord me albumin e ri të tij.

Albumi që titullohet “Music to Be Murdered By”, zë vendin e parë në tabelën e “Billboard”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky album u publikua më 17 janar dhe erdhi si befasi për fansat e rep-artistit, pasi që nuk kishte paralajmëruar se do të publikonte album apo ndonjë projekt të ri muzikor.

Sipas Nielsen Music, “Music to Be Murdered By” që nga 17 janari ka marrë më shumë se 218 milionë transmetime.

Ky album njëherë është i dhjeti me radhë i reperit që arrin të zë vendin e parë të tabelës./Gazeta Sinjali/