Ish-modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, është shtatzënë me fëmijën e tretë të cilin e ka me bashkëshortin, Sam Nazarian.
36-vjeçarja e bëri publik lajmin e lumtur me postimin e një fotografie në Instagram, ku ajo shfaqet në një jaht përkrah 2 vajzave të saj, Ella dhe Mia, me ç’rast e zbulon barkun tashmë të fryrë dhe gjininë e foshnjës së tretë, që është djalë.
“Një djalë i vogël është rrugës dhe të gjithë ne po ndihemi jashtëzakonisht të lumtur”, thuhet në mesazhin e tyre. /Gazeta Sinjali/