image Emigranti shqiptar në Itali rezulton negativ nga koronavirusi

Rajon

Rajon/ Emigranti shqiptar në Itali rezulton negativ nga koronavirusi

news image

Një emigrant shqiptar në Itali dyshohej se ka qenë i infektuar nga koronavirusi, pasi i ishin shfaqur disa simptoma si temperaturë e lartë dhe e kolla e fortë. Analizat e tij mjekësore kanë rezultuar të jenë negative.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Avellinos  pas një qëndrimi prej disa ditësh në Verona, në pjesën veriore të Italisë.

Stafi mjekësor i spitalit të Avellinos ka kryer të gjitha ekzaminimet e rastit e fatmirësisht shqiptari doli negativ. Diagnoza e tij ishte tonsile bakterike.

Kujtojmë se Italia renditet e treta mes vatrave kryesore të virusit në botë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Pak minuta më herët u konfimua edhe viktima e shtatë nga koronavirusi në Itali, ndërsa siç raportojnë mediat vendore, janë rreth 230 persona të infektuar./GazetaSinjali/