image Emërohen anëtarët e ri të partive politike në KQZ, ish-deputeti i LVV-së kalon në këtë institucion

Kosovë

Lista/ Emërohen anëtarët e ri të partive politike në KQZ, ish-deputeti i LVV-së kalon në këtë institucion

news image

Janë emëruar anëtarët e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ-ja ka mandatuar anëtarët e rinj, të cilët do t’i marrin mandatet e tyre brenda 60 ditëve prej mbajtjes së zgjedhjeve.

Sami Kurteshi, që dështoi t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, do të jetë anëtar i ri i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion. Përveç tij, anëtar i komisionit nga LVV do të jetë edhe Ali Mrama.

Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përvec Lëvizjës Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar.

Emrat e të gjithë anëtarëve të rinj të KQZ-së:

Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV

Sami Hamiti – LDK

Arianit Elshani – PDK

Ibrahim Selmanaj – AAK

Eshref Vishi – Nisma

Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët

Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera. /Gazeta Sinjali/