Emergjencat Civile në Shqipëri, kanë bërë apel që banorët me shtëpi të dëmtuara të mos qëndrojnë atje sonte dhe të shmangin sa më shumë filmimet që mund t’u rrezikojnë jetën.
Sonte do të ngrihen gjashtë kampe në Tiranë për familjet e dëmtuara bëjnë me dije burime nga shtabi i Emergjencës Prefektura Tiranë.
Masat u morën pas një mbledhjeje urgjente që Emergjencat Civile kishin pas tërmetit 7.5 balle që ra në orën 16:00.
Ndërkaq, nga ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, kanë bërë të ditur se rreth 70 persona janë lënduar, si dhe dhjetëra pallate kanë mbetur të dëmtuara në Tiranë e Durrës./Topchannel