image EMA miraton vaksinën Moderna për fëmijët nën 18-vjeç

Botë

EMA miraton vaksinën Moderna për fëmijët nën 18-vjeç

news image

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

Vaksina duhet të merret me dy doza me katër javë të ndara nga njëra tjetra.

Ekspertët kanë theksuar se fillimi i vaksinimit edhe tek fëmijët është i rëndësishëm sepse varianti Delta është përhapur edhe në Evropë, kurse rastet janë duke u rritur ndjeshëm në disa zona.

Kjo është doza e dytë e vaksinës që miratohet për fëmijë pas vaksinës Pfizer.

Adoleshentët zakonisht zhvillojnë forma më pak të rënda të COVID-19, sesa më të rriturit, por nuk janë të imunizuar ndaj infeksionit, duke luajtur kështu rol në transmetimin e virusit brenda popullatës.
/Gazeta Sinjali/