image Elvis Naçi dhuron 10 ton miell edhe për nevojtarët e Mitrovicës

Elvis Naçi dhuron 10 ton miell edhe për nevojtarët e Mitrovicës

news image

Fondacioni “Firedues” i udhëhequr nga hoxha shqiptar, Elvis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të qytetit të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Shpërndarja e miellit u bo sot, si ndihmë për tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka falënderuar fondacionin “Firdeus” për dhurimin e këtij donacioni, duke thënë se është shumë i nevojshëm në këtë kohë pandemie, dhe se do të ndihmojë që sadopak t’ua përmbushë nevojat e familjeve me asistencë sociale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Bahtiri ka premtuar se mbështetja për familjet në gjendje të vështirë ekonomike do të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe se komuna që ai udhëheqë nga donatorët e ndryshëm është duke kërkuar që të ketë ndihma të ndryshme në vazhdimësi./Gazeta Sinjali/