image Elvana Gjata u përgjërohet shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi

Bota e Yjeve

Showbiz/ Elvana Gjata u përgjërohet shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në Kosovë e Shqipëri, iu është përgjëruar të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Artistja këtë e ka bërë përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ju pergjerohem te gjithe Shqiptareve!”, Tirana! Vlora ! Shkodra! Prishtina! Shkupi! Ulqini! Kudo ku jeni o shqiptare!”, dhe “Ju pergjerohem te gjithe Shqiptareve! A nuk ju dhimbsen prinderit ,Gjysherit tuaj???”, janë mbishkrimet që ajo ka vendosur në imazhet e publikuara që kanë sloganin “Qëndro në shtëpi!!!”.

https://www.instagram.com/p/B98zxOvp32I/

Të shumta ishin komentet e ndjekësve, të cilët iu bashkuan lutjes së këngëtarës që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, e të mos dalin pa nevojë.

Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 70 dhe është raportuar për 2 viktima, teksa në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani është 21./Gazeta Sinjali/