Këngëtarja e famshme shqiptare, Elvana Gjata ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, që fituesin e çon në festivalin evropian të muzikës, Eurovision.
Ky reagim nga artistja erdhi pasi që në rrjete sociale kanë qarkulluar lajmet se së bashku me këngëtaren Dhurata Dora, kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të radhës, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Evrovizion 2023.
“Dy gjëra janë të sigurta: 1. Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision 2. Sot me Dhurata Dora kemi koncert në Offenbach. Ju dua”, ka shkruar Gjata.
“Gajde” është bashkëpunimi i parë në mes artisteve, që u publikua në qershor të këtij viti dhe u pëlqye shumë nga fansat.