image Elvana Gjata publikoi këngën “A m’don”

Bota e Yjeve

Elvana Gjata publikoi këngën “A m’don”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “A m’don” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë artistja në bashkëpunim me Arbër Zeqon, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Johan Bejerholm.

“Meine Liebe” në bashkëpunim me Ardian Bujupin është projekti i fundit muzikor i Elvanës. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në Youtube./Sinjali/