image Elvana Gjata me urim të veçantë për datlindjen e mikut

Bota e Yjeve

Showbiz/ Elvana Gjata me urim të veçantë për datlindjen e mikut

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Elvana Gjata, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi përmes Instagramit, artistja ka zgjedhur që ta urojë për datëlindje mikun e saj të ngushtë, disenjatorin e njohur shqiptar Valdrin Sahiti.

Unë jam e lumtur kur ti je i lumtur. Urime ditëlindjen Valdrin Sahiti. Faleminderit Mahmut Oran që e bëre të paharrueshme festën para datëlindjes”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara.

https://www.instagram.com/p/B3zsry7Jy1l/

Kujtojmë që Elvana Gjata ka kohë që bashkëpunon me Valdrin Sahitin, ku përveç bashkëpunimit janë bërë edhe miq shumë të mirë.

Ndryshe, “A m’don” është projekti i fundit muzikor i këngëtares. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/