Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Elvana Gjata, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi përmes Instagramit, artistja ka zgjedhur që ta urojë për datëlindje mikun e saj të ngushtë, disenjatorin e njohur shqiptar Valdrin Sahiti.
“Unë jam e lumtur kur ti je i lumtur. Urime ditëlindjen Valdrin Sahiti. Faleminderit Mahmut Oran që e bëre të paharrueshme festën para datëlindjes”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara.
Kujtojmë që Elvana Gjata ka kohë që bashkëpunon me Valdrin Sahitin, ku përveç bashkëpunimit janë bërë edhe miq shumë të mirë.
Ndryshe, “A m’don” është projekti i fundit muzikor i këngëtares. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/