image Elvana Gjata mbështetë publikisht këtë këngë në ‘Kënga Magjike’

Bota e Yjeve

Showbiz/ Elvana Gjata mbështetë publikisht këtë këngë në ‘Kënga Magjike’

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, ka vendosur të tregojë se cila këngë i pëlqen më së shumti në festivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike 2019”.

Artistja përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, e ka përkrahur këngën e këngëtares gjithashtu të njohur Besa Kokëdhima, transmeton Gazeta Sinjali.

Më e mira nga ti. ‘Histori’ kryevepër”, ka shkruar Elvana në mbishkrimin e videos së Kokëdhimës duke performuar së bashku me emojin e një trofeu.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Besa Kokëdhima u rikthye në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Histori’. Deri më tani kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët e kanë mbështetur duke e dëgjuar në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/