Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, sot ka kurorëzuar dy aktorët e njohur, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapin.
Dasma e çiftit është organizuar deri në detajin e fundit dhe po mbahet në Malin e Robit në Durrës, transmeton Gazeta Sinjali.
Nën tingujt e një kënge italiane, dyshja i kanë thënë po njëri-tjetrit.
Që çiftin e ka kurorëzuar Elvana Gjata, është bërë e ditur përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që kjo dasmë erdhi vetëm pas tre muajve që u bë e ditur për publikun se çifti janë në lidhje. Këtë lajm e kishte bërë të ditur vetë Jonida në një emision në Shqipëri, teksa ka zbuluar që ishin në lidhje qe disa vite./Gazeta Sinjali/