image Elvana Gjata kap milionshin me këngën “Loti”

Bota e Yjeve

Elvana Gjata kap milionshin me këngën “Loti”

news image

Elvana Gjata është njëra ndër artsitet më të pëlqyera në estradën shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.

Si duket, artistja nuk e ka ndër mend të ndalet këtë vit, pasi ajo është shumë aktive me projekte të reja.

Kënga “loti” është projekti më i ri i këngëtares, e cila duket se po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Mjaftoi vetëm një ditë nga publikimi i këngës për të numëruar një milion shikime në kanalin YouTube.

Theksojmë se, ky projekt muzikor ishte pas albumit ‘Çelu’ të cilin e ka hedhur në treg muaj më parë.

/Gazeta Sinjali/