Këngëtarja e njohur shqipare me famë ndërkombëtare, Elvana Gjata, po përflitet se do ta përfaqësojë San Marino-n në Eurovizion.
Sipas “Anabel”, dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Gjata do ta përfaqësojë San Marino-n në Rotterdam.
Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion edhe këtë vit në rrjetin social Twitter, po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës.
Ende nuk dihet se sa ka të vërtetë në këtë lajm të hamendësuar, por gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse “Me Tana” do të shkelë skenën e këtij festivali./Gazeta Sinjali/