Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, mbrëmë ndezi skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.
Artistja performoi live këngën garuese për Eurovision “Me Tana”, transmeton Gazeta Sinjali.
Elvana mahniti publikun me interpretimin e kësaj kënge, si dhe performancën shoqëruese.
Kujtojmë se audio e kësaj kënge numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube dhe flitet se do të jetë kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./Gazeta Sinjali/
Performancën e Elvana Gjatës mund ta ndiqni në këtë LINK.