image Elton John: Ja kur e mora vesh se George Michael donte të vdiste

Muzikë

Intervista/ Elton John: Ja kur e mora vesh se George Michael donte të vdiste

news image

George Michael nuk donte të jetonte deri në fund të jetës së tij dhe kjo është ajo që e bëri të lehtë që ai të vdiste para kohe, sipas mikut Elton John.

Në një intervistë të re zbuluese me Sharon Osbourne, rokeri e pranon se ai u përpoq ta bindte këngëtarin e hitit Faith që t’ia kthente shpinën shprehive të tij të “egra” dhe të kërkonte ndihmë – por ai nuk ishte i interesuar.

“Ai e përbuzi faktin që po ia tregoja se ndoshta nëse e ndryshonte pak jetën e tij, ai do të ishte më i lumtur…”, thotë Elton. “Personi duhet ta dëshirojë atë… Georgi i gjorë nuk e deshi.

“E mbaj mend që po flisja me ty ditën kur ai vdiq – në ditën e Krishtlindjeve – dhe të telefonova dhe unë isha në Aspen, dhe Ozzy e mori telefonin dhe tha: “Ai nuk donte të ishte këtu!” dhe unë mendova, “Epo, ky është sqarimi më i mirë për gjithë situatën”.

Elton pohon se George nuk ndihej mirë “në lëkurën e tij” si homoseksual.

Por këshillat e Eltonit për shërimin e varësisë, pasi që ai vetë e stabilizoi jetën e tij pas viteve të tëra të abuzimit me drogën, patën ndikim në stilisten Donatella Versace.

“Donatella erdhi në një koncert dhe ne e dinim që ajo kishte problem… dhe ajo ishte në një gjendje të tmerrshme,” i tha ai Sharonit. “Unë thashë,‘ Ajo është e gatshme! Ajo erdhi këtu dhe po qante, por ishte një thirrje për ndihmë. Dhe unë thashë: “Le ta bëjmë …”

“Ajo ishte ulur atje me një fustan balloje prej 100,000 dollarësh dhe rezistoi paksa por shkoi në rehabilitim. Ishte shumë qesharake. Ajo tha: “Do të vij, por nuk dua ushqim të yndyrshëm…” Ajo është shëruar nga varësia qysh atëherë.”

Biseda e Eltonit me Sharon u transmetua në episodin e të mërkurës (23 tetor) të showt të saj amerikan.

George vdiq në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016.