image Elon Musk: Bëni më shumë fëmijë, rënia e popullsisë është një problem serioz

Botë

Elon Musk: Bëni më shumë fëmijë, rënia e popullsisë është një problem serioz

news image

Elon Musk, u kërkon qytetarëve të bëjnë më shumë fëmijë, duke theksuar se rënia demografike është një nga sfidat më të mëdha të planetit. “Më besoni: kriza e foshnjave është një problem serioz ”, u tha ai gazetarëve në Stavanger, Norvegji, ku do të marrë pjesë në një konferencë energjetike.

I pyetur për sfidat më të mëdha me të cilat përballet bota, themeluesi i prodhuesit amerikan të makinave Tesla përmendi kalimin në energjinë e rinovueshme, por tha se bota duhet të vazhdojë të nxjerrë naftë dhe gaz natyror për të mbështetur qytetërimin duke zhvilluar burimet e rinovueshme të energjisë.

“Realisht mendoj se ne duhet të përdorim naftën dhe gazin natyror në afat të shkurtër, sepse përndryshe qytetërimi do të shembet”, tha Musk. I pyetur nëse Norvegjia duhet të vazhdojë shpimet për naftë dhe gaz, Musk u përgjigj: “Unë mendoj se disa eksplorime shtesë janë të garantuara në këtë kohë.”

“Një nga sfidat më të mëdha që bota është përballur ndonjëherë është tranzicioni drejt energjisë së qëndrueshme dhe një ekonomie të qëndrueshme,” vazhdoi ai, duke vënë në dukje, siç raportohet nga mediat e huaja. “Kjo do të marrë disa dekada për t’u përfunduar.”, shtoi miliarderi.

Menjëherë më pas ai nxitoi t’i referohej niveleve të lindshmërisë.  Në shoqëritë perëndimore, si dhe në vendet me popullsi shumë të madhe si Kina, lindshmëria vazhdon të bjerë kryesisht për shkak të plakjes së popullsisë.Është e rëndësishme që njerëzit të kenë mjaft bebe për të përjetësuar qytetërimin,” tha ai.

“Po, bëni më shumë bebe. Të paktën bëni mjaft foshnje për të mbajtur popullsinë. Nuk duam që popullsia të zvogëlohet aq shumë sa në fund të zhdukemi”. Miliarderi, tre herë i divorcuar ka lindur 10 fëmijë, njëri prej të cilëve vdiq kur ishte vetëm 10 javësh.

Gjithashtu një nga fëmijët e tij, një vajzë transgjinore, ka paraqitur së fundmi një kërkesë zyrtare për të ndryshuar mbiemrin në të njëjtën kohë me ndërrimin e gjinisë për të ndërprerë të gjitha lidhjet me të atin.

Gjithashtu së fundmi, ai mirëpriti binjakë me një ekzekutive të Neuralink, disa javë para lindjes së Exa Dark Sideræl Musk, vajzës që ka me këngëtaren Grimes, me të cilën ka edhe një djalë, “X Æ A – 12”, raporton abcnews.al

/GazetaSinjali/