image Elita Ziberi: Kam pasur ofertë për deputete, por unë e kam vendin në muzikë

Showbiz/ Elita Ziberi: Kam pasur ofertë për deputete, por unë e kam vendin në muzikë

news image

Jo më shumë se një vit më parë, shumë artistë të estradës shqiptare filluan që t’i bashkoheshin partive politike.

Kësaj rruge duket se ka dashur t’i hyjë edhe këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Elita Ziberi, shkruan Gazeta Sinjali.

Emri i këngëtares qarkulloi në disa mediume si kandidate e mundshme e Bashkimit Demokratik për Integrim për deputete në zonën 6, por sipas saj këtë ofertë nuk e ka pranuar pasiqë nuk di të merret me politikë.

Përmes një interviste ajo i ka dhënë fund të gjitha këtyre aludimeve, duke theksuar se vendi i saj është në industrinë e muzikës.

“As unë nuk kam pasur informata për këto, më vinte interesant kur lexoja diçka të tillë. Realisht, unë e kam vendin në muzikë, nuk e kam në politikë. Kam qenë e përzgjedhur nga ajo parti që të kandidohem, i falemnderoj shumë, por unë e kam vendin në muzikë, në qoftë se ju nevojitet diçka në fushën e muzikës, unë aty jam. Mirëpo, në politikë nuk e kam vendin sepse nuk di të merrem me politikë” , ka thënë Ziberi.

Ndryshe, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë shpallur për me datë 12 prill dhe aktualisht të gjitha partitë kanë filluar kalkulimet në lidhje me kandidatët e tyre për deputet në zonat në të cilat ata do të kandidohen./Gazeta Sinjali/