image Elita tremb Gjikon teksa vozitë veturën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Elita tremb Gjikon teksa vozitë veturën

news image

Njëra nga moderatoret më të përfolura shqiptare padyshim që është Elita Rudi.

Së fundmi moderatoja ka publikuar disa video në profilin e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet e shoqëruar me bashkëshortin, rep-artistin e njohur Gjikon.

Ky i fundit duket se është frikësuar gjatë rrugës, pasi teksa bënte video me bashkëshorten, trembet dhe e ul kamerën.

Në një moment, Gjiko dëgjohet duke i thënë Elitës të ecë më ngadalë, pasi para tyre kishte makina të tjera.

Kadale, kadale”- thotë reperi, ndërsa Elita nis të qeshë, transmeton Sinjali.

Ndërsa në një video tjetër, Gjiko tregon se është lidhur me rripin e sigurimit dhe bërtet: “A ka më rripa për mua?”.

Kujtojmë se në muajin shkurt të këtij viti, çifti u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri./Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B1B7MIngquT/