image Elhami Shabani mbyll garën si i shtati në Evropë

Sporte Luftarake

Elhami Shabani mbyll garën si i shtati në Evropë

news image

Elhami Shabani ka arritur deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë, përcjell Sinjali Sport.

Karateisti ynë përfundoi në vendin e shtatë të kategorisë deri në 75 kilogramë.

Shabani kaloi tri raunde, përfshirë raundin e parë në të cilin kaloi pa luftë. Në raundin e dytë mundi Jakub Matejka të Republikës së Çekisë, ndërsa në raundin e tretë fitoi ndaj turkut, Erman Eltemur, i teti në renditjen olimpike.

Elhamiu u ndalë në çerekfinale nga ukrainasi Stanislav Horuna, i pesti në renditjen olimpike #Tokyo2020.

Garuesi ynë pati rastin të hyjë në garë për medaljen e bronztë, por në repesazh pësoi humbje nga holandezi, Timothy Petersen.

Sot garuan edhe karateistët tjerë. Fortesa Orana (+68 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), arritën suksesin më të madh, duke qenë një fitore larg medaljes së bronztë, lufta këto që zhvillohen të dielën. Benjamin Shabani shënoi një fitore në kategorinë -84 kg. Diellza Sejdijaj (-68 kg), u ndal në raundin e parë, ndërsa Adelina Rama (-61 kg), në të dytin. /Gazeta Sinjali Sporti/