image Elez Blakaj 'godet' PDK-në dhe Kadri Veselin: Të mbushet mendja se qytetari i ka fajet

Kosovë

Reagimi/ Elez Blakaj ‘godet’ PDK-në dhe Kadri Veselin: Të mbushet mendja se qytetari i ka fajet

news image

Emri i ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakajt është bërë pjesë e fushatës zgjedhore në Kosovë. Për këtë dhe çështje të tjera, sot ka reaguar përmes një shkrimi vetë Blakaj.

Pa përmendur emra, mes tjerash, Blakaj në shkrimin e tij e ka goditur edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Kadri Veselin, shkruan Gazeta Sinjali.

Blakaj ka shkruar për ‘prioritetet’ e PDK-së në këtë fushatë zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe trumbetimit nga PDK-ja se kjo parti është bërë shembull se si luftohet korrupsioni.

“Në Kosovë kemi një realitet te çuditshëm! Po t’i degjojsh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër kurrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetvetën secila mbetet e pastër, madje e citojnë vetëvetën edhe si shëmbull!!! Krejt çfarë duhët bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë siç e kanë bërë deri më sot dhe të tregojnë vullnet politik për pastrim (VETING) nga ekspertë të pavarur ndërkombetarë, në mënyrë qe ata/ato që nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM”, ka shkruar Blakaj.

Ai ka folur edhe për mundësinë e kthimit të tij në Kosovë si kryeprokuror, ashtu siç kishte deklaruar kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Blakaj ka thënë se kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk do të mund të hiqet nga pozita e tij. /Gazeta Sinjali/