“El Clasico” e kësaj të diele do të jetë decizive për titullin e La Ligas.
Përderisa Real Madridi po çalojnë kohëve të fundit për të fituar si vendas, Barcelona po tregojnë probleme serioze kur po luajnë si mysafir.
Fitorja e fundit e “Los Blancos” në Bernabeu daton nga data 1 shkurt kundër Atletico Madridit.
Që nga atëherë, Sociedadi i eliminoi ata nga Kupa e Mbretit, Celta Vigo barazoi dhe Manchester City i mposhti 2:1.
Në anën tjetër, Barcelona po ka probleme me fitoret jashtë “Camp Nou”.
Nën drejtimin e Ernesto Valverdes ata humbën ndaj Athletic Bilbaos, Granadas, dhe Levantes, ndërsa barazuan me Osasunën, Sociedadin dhe Espanyolin.
Një problem tjetër serioz për ekipin e Setienit është se po pranojnë shumë gola për shkak të gabimeve individuale.
Barcelona ka pranuar gol në secilën prej 9 ndeshjeve si mysafir, ndërsa herën e fundit që mban portën e paprekur është para tre muajve në “Wanda Metropolitano” me një fitore 1:0 ndaj Atletico Madridit./Gazeta Sinjali/