image Ekzamineri Arbër Zhitija u intervistua si dëshmitar në rastin për keqpërdorim me patentë shoferë

Siguri

Ekzamineri Arbër Zhitija u intervistua si dëshmitar në rastin për keqpërdorim me patentë shoferë

news image

Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike më 9 korrik të këtij viti, zhvilloi një aksion, i cili rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, raporton Gazeta Sinjali.

Të njëjtit, siç njoftoi policia, u arrestuan nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”.

Si dëshmitar për këtë rast është intervistuar ekzamineri Arbër Zhitija.

Ai në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se ai është intervistuar si dëshmitar dhe se nuk ka të bëjë fare me veprat penale për të cilat janë arrestuar të tjerët.

Se Zhitija është intervistuar si dëshmitar për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë rreth kërkesës suaj lidhur me personin e potencuar në kërkesë, se i njëjti është intervistuar në cilësi të dëshmitarit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Kujtojmë se policia ka vazhduar aksionin e nisur të premten, me ç’rast arrestoi edhe personin e katërt të dyshuar për “Marrje ryshfeti në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”./Gazeta Sinjali/