image Ekuadori e Brazili ndahen në "paqe" në dramën kualifikuese për Botërorin 2022

Futboll

Ekuadori e Brazili ndahen në “paqe” në dramën kualifikuese për Botërorin 2022

news image

Ka filluar xhiroja e 15-të në eliminatoret për Kupën e Botës tek kualifikimet e Amerikës Jugore (Latine), shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja hapëse e kësaj jave si dhe e para për vitin 2022 ishte mes Ekuadorit dhe Brazilit, që përfundoi pa fitues, me rezultat 1-1.

Kombëtarja më e suksesshme në futboll, Brazili, arriti të kalojë e para në epërsi, në minutën e gjashtë me Casemiron.

Më pas ndodhi kartoni i parë i kuq në këtë ballafaqim, ku në minutën e 15-të, portieri vendas, Alexander Dominguez u ndëshkua direkt me të kuq, pas ndërhyrjes makabre ndaj sulmuesit, Cunha.

Pastaj në minutën e 20-të, Emerson Royal u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u baraspeshuar shifrat në lojtarë.

Shifrat në rezultat u barazuan tek në minutën e 75-të, me mbrojtësin Felix Torres, i cili e realizoi golin e parë për Ekuadorin.

Përpos dy kartonëve të kuq, në këtë përballje u dhuruan edhe gjashtë kartonë të verdhë.  

Në fund të ballafaqimit, gjyqtari akordoi penalti për vendasit, si dhe karton të kuq për Alissonin, por me anë të VAR-it e anuloi.

Me këtë barazim Brazili vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës me 36 pikë, kurse Ekuadori me 24 pikë gjendet në vendin e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/