image Ekspozohen pajisjet dhe njësitet policore në Prishtinë

Kosovë

Ekspozohen pajisjet dhe njësitet policore në Prishtinë

news image

Në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, është bërë ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’.

Në krejt stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund ti vizitojnë ato.

Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore. Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/