image Ekspertja britanike: Nuk ka asnjë garanci se vaksina mund të gjendet për 18 muaj

Botë

Pandemia/ Ekspertja britanike: Nuk ka asnjë garanci se vaksina mund të gjendet për 18 muaj

news image

Një eksperte e sëmundjeve infektive që këshillon qeverinë britanike mbi shpërndarjen e Covid-19shit ka paralajmëruar se nuk ka asnjë garancion që një vaksinë kundër virusit do të gjendet shpejt.

Profesoresha Jodie McVernon, tha se ishte e shqetësuar se kishte një dogmë që po qarkullonte se vaksina për virusin mund të zbulohej brenda 18 muajsh.

McVernon tha se “nuk kishte asnjë siguri në këtë gjë” dhe megjithëse tha se shpreson që vaksina të zbulohet “kjo nuk është e garantuar”, shkruan The Guardian.

Ajo tha: “Për këtë arsye na duhet një diskutim shumë më i nuancuar rreth asaj se si duhet të mësojmë të jetojmë me virusin e ri, se si do t’i adaptohemi me kalimin e kohës, se si do t’i zvogëlojmë rreziqet e tij, dhe se si të gjejmë terapi të reja dhe trajtime të tjera që mund të reduktojnë numrin e vdekjeve… duke shpresuar për një vaksinë, por duke qenë të ndërgjegjshëm se ajo nuk mund të vijë. Kjo është e rëndësishme.”

Sidoqoftë, znj.McGovern nuk ka përkrahur as idenë e kryeministrit britanik Boris Johnson mbi “imunitetin e turmës”, duke thënë se ende nuk kishte dije të mjaftueshme biologjike mbi virusin./ Gazeta Sinjali/