image Eksperti i sigurisë: Mos e lidhni telefonin tuaj me "WhatsApp Web"

Teknologji/ Eksperti i sigurisë: Mos e lidhni telefonin tuaj me “WhatsApp Web”

news image

Gal Weizman, ekspert i “JavaScript”, ka zbuluar së fundmi një dobësi në “WhatsApp Web” për desktop-ët e kompjuterave, që ekspozon skedarët privatë të përdoruesve.

Weizman ka identifikuar problemin, që sipas tij prek përdoruesit që lidhin iPhone-in e tyre me “WhatsApp Web”.

Kjo dobësi, e cila u raportua në “WhatsApp” në muajin dhjetor, mund t’u kishte dhënë hakerëve qasje në skedarë private, foto dhe video të ruajtura në kompjuter.

Sipas Weizman, hakerat mund të dërgojnë mesazhe në dukje të parrezikshme tek përdoruesit, por që u jep atyre mundësinë të përdorin skedarët e desktopit.

“Këto modifikime të mesazheve do të ishin plotësisht të padukshme për syrin e pa trajnuar”, citohet të jetë shprehur eksperti.

Nga ana tjetër, “WhatsApp” pretendon se nuk ka raste të njohura nga persona që shfrytëzojnë këtë dobësi për të hakuar skedarët privatë dhe ata janë duke punuar për të ruajtur sigurinë e përdoruesve.