Dr Hugh Montgomery, profesor i mjekësisë së kujdesit intensiv në University College London, ka treguar sesi injorimi i distancës sociale mund të çojë në një rritje të madhe të shkallës së infeksionit.
Prof Montgomery tha që secili person që është i infektuar më koronavirus und të infektojë rreth 59,000 njerëz të tjerë.
Duke folur për Dispezimet e Channel 4, ai tha: “Nëse unë kam një grip normal, do infektoj mesatarisht 1,3-1,4 njerëz.
“Dhe nëse ata 1.3, 1.4 njerëz ia ia ngjisin të tjerëve kjo do dyfishohet. Nëse ndodhin 10 raste të tilla atëhere unë jam përgjegjsi i ngjitjes së gripit në 14 persona.
Kjo shifër vjen nga llogaritja e 1.3 me fuqinë 10 e cila jep 13.786.
“Ky koronavirus është shumë më shumë infektiv, kështu që një nëse unë jam i prekur nga koronavirusi mund të infektoj 3 të tjerë dhe këta 3 mund të infektojë 6 të tjerë kështu me rradhë. Nëse ndodhin 10 raste të tilla atëhere unë jam shkaktari i infektimit të 59.000 njerëzve”, shprehet Prof Montgomery
Kjo shifër është nga ngritja e tre në fuqinë e dhjetë, e cila jep 59.059.
Vlerësimi i Montgomery për shkallën e infeksionit të koronavirusit është pak më i lartë se ai i Organizatës Botërore të Shëndetit, i cili thotë se personi mesatar i infektuar me koronavirus kontaminon midis 2 dhe 2.5 personave.