image Eksperti i OKB-së: Basha më shoqëroi mua në Kukës për të hetuar mbi burgjet e dyshuara të UÇK-së

Kosovë

Eksperti i OKB-së: Basha më shoqëroi mua në Kukës për të hetuar mbi burgjet e dyshuara të UÇK-së

news image

Eksperti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, antropologu ligjor Jose Pablo Baraybar, me origjinë peruane që ka punuar në shumicën e skenave të krimeve të luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë ka mundur të hyjë dy herë në Shqipëri.

Ai ishte prezantuar si turist apo inxhinier rrugësh në shkurt të vitit 2004, për të vizituar “Shtëpinë e verdhë”, në veri të vendit, e përmendur edhe në raportin e Dick Marty, për trafikim organesh.

Në një intervistë për gazetën “Le Temp”, një nga më të rëndësishmet në Zvicër, ai tregonte në vitin 2010 si mundi të vijë në Shqipëri dhe se kush ishte përkthyesi që e shoqëroi.

“Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Më pas u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”, tha ai, raporton top channel.

Po përse iu desh të hiqej si turist apo inxhinier rrugësh?

“Problemi më i madh ishte se UNMIK-u nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. Ishte e pamundur të bëje një kërkesë zyrtare, prandaj për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, kalova si turist me një makinë më se të zakonshme”, tha ai.

Pak ditë më vonë, eksperti peuran në një intervistë për Top Channel në vitin 2010, konfirmon se në Kukës duke kërkuar si turist burgjet e UÇK dhe varrezat e supozuara të viktimave të UÇK ishte së bashku me Lulzim Bashën./Gazeta Sinjali/