image Eksperti i kibernetikës njofton për rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave për peticionin e LVV-së

Kosovë

Eksperti i kibernetikës njofton për rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave për peticionin e LVV-së

news image

Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj, përmes një njoftimi të bërë në Facebook, ka treguar se si mund të keqpërdorën të dhënat për të plotësuar peticionin e Lëvizjes Vetëvendosje që po kërkon zgjedhje të reja.

Ai thotë se bëhet fjalë për mijëra të dhëna që i ekspozohen rrezikut të keqpërdorimit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mijëra të dhënave Personale të ekspozuara rrezikuat të keqpërdorimit!
Në të dhënat e publikuaka nga AKK-e janë mjaft të dhëna personale që mund të keqpërdoren.
Shembull, këto te dhëna mund të keqpërdoren për të plotësuar Peticionin Online “DUAM ZGJEDHJE”!”, ka shkruar Hoxhaj. /Gazeta Sinjali/