Eksperti IT, Tomi Kallanxhi thotë se rënia e shërbimit të aplikacionit WhatsApp, mund të ketë lidhje edhe me një sulm kibernetik.
Kallanxhi u shpreh se sipas një njoftimi të një ndër kompanive më të mëdha në botë për sigurinë kibernetike, janë sulmuar kibernetikisht serverat e WhatsApp në Evropë.
“Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë mund ta ketë shkaktuar, ndonjë bug, upgrade të serverave apo funskionalitet i ri. Flitet që mund të ketë qenë një sulm kibernetik, në një nga serverat e WhatsApp në Evropë.
Ka qenë Eset, një nga kompanitë më të mëdha në botë për sigurinë kibernetike, ka deklaruar që ka qenë një sulm kibernetik në serverat e Whastapp në Evropë. Asgjë nuk ruhet në asnjë server të WhatsApp. Edhe nëse do hyjnë hakerat, maksimumi do ndalojnë së funksionuari platformën dhe jo të marrë mesazhet brenda”, theksoi ai.
Aplikacioni WhatsApp doli jashtë funksionit mëngjesin e kësaj të marte. Për pasojë, përdorues të shumtë nuk patën mundësi të kenë akses në të dhe ta përdorin.
Pas disa orësh, aplikacioni u rikthye në funksion./Euronews Albania/