image Ekspertët tregojnë se a mund të infektohet një person dy herë me koronavirus

Shëndetësi

Shëndetësi/ Ekspertët tregojnë se a mund të infektohet një person dy herë me koronavirus

news image

Disa persona që janë prekur nga koronavirusi, por që kanë arritur të shërohen prej tij, janë përballur me një situatë të frikshme: nuk ka zgjatur shumë, e ata janë infektuar përsëri.

Raste të tilla ka pasur në Kinë, ku është origjina e koronavirusit si dhe në Japoni.

Mjekët shpjegojnë se koronaviruset e zakonshme apo shkaktarë të gripave që njihen deri tani, nuk e imunojnë personin e prekur prej tyre.

Ekspertët thonë se kjo vlen dhe për virusin e ri: kush shërohet prej tij, nuk është imun dhe nuk mund të infektohet sërish.

Ndryshe, COVID 19 është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Nga ky virus vdekjeprurës janë infektuar mbi 100 mijë persona në tërë globin, ndërsa kanë vdekur mbi 3 mijë të tjerë./GazetaSinjali/