Studimet e fundit kanë zbuluar se kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale është 13 minuta, megjithatë, mbi të gjitha, është e rëndësishme cilësia e kënaqësisë gjatë kësaj marrëdhënieje.
Në raportet intime nuk ka vend për receta, as për sa i përket kohëzgjatjes së një raporti. Natyrisht, të gjithë e dinë që në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të prera, sepse kushdo kënaqet në mënyra dhe në kohë të ndryshme.
Megjithatë, në shumë studime që janë kryer në fushën e seksologjisë, pyetja “Sa duhet të zgjasë një raport seksual i kënaqshëm” ka qenë e pashmangshme. Dhe studiuesit kanë dashur të kuptohet se për të pasur një marrëdhënie intime të kënaqshme nuk duhet ndonjë rekord kohëzgjatjeje. Pra, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me cilësinë e një raporti.
Marrëdhënia ideale seksuale duhet të zgjasë nga 7 deri në 13 minuta për të qenë e kënaqshme. Pa u lodhur dhe u stërmunduar, por nëse e kalon këtë “afat”, mund të humbasësh vëmendjen dhe të shpërqendrohesh.
Seks i vërtetë, sipas studiuesve, është pikërisht kjo kohëzgjatje, nga 7 deri në 13 minuta. Me kaq pak mund të arrihet argëtimi, edhe pse do ishte mirë që koha të ishte edhe më e gjatë. Ndërkohë, koha është e mjaftueshme që të filloni të mendoni për të gjetur mënyra të tjera për të qenë më të mirë.