Studiuesit kanë paralajmëruar se lodrat plastike si kukulla dhe Lego, paraqesin rrezik për rritjen e fëmijëve dhe mund të shkaktojnë kancer.
Një studim zbuloi se shumica përmbajnë nivele të rrezikshme të kimikateve toksike të cilat mund të pengojnë rritjen e të rinjve dhe kanë qenë të lidhura me kancerin dhe infertilitetin.
Studiuesit në Suedi shikuan nivelet e dy toksinave të dëmshme në më shumë se 150 lodra të vjetra dhe të reja.
Disa lodra të vjetra përmbajnë deri në 400 herë përqendrimet e ligjshme të ‘kimikateve përgjithmonë’, të cilave mund të duhen vite për t’u degraduar në trup.
Studiuesit thanë se tendenca më e gjerë shoqërore e largimit nga mallrat me përdorim të vetëm ‘nuk është gjithmonë automatikisht një gjë e mirë’. Ka një presion në rritje ndaj kompanive, nga dyqanet e modës së shpejtë deri te supermarketet, për t’u fokusuar në materialet e ri përdorshme për të ulur emetimet e karbonit dhe për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Ekspertët në Universitetin e Goteborgut, testuan 157 lodra të ndryshme, duke përfshirë topa, kukulla, figurina dhe artikuj veshjesh. Të parët janë një grup kimikatesh që përdoren për ta bërë plastikën më të qëndrueshme, shpesh të njohur si plastifikues. Këto të fundit përdoren për t’i bërë lodrat jo të ndezshme dhe mendohet se janë toksike për njerëzit. Mendohet se sapo këto kimikate të qëndrueshme hyjnë në trup, ato ndërhyjnë në sistemet tona të brendshme dhe prishin ADN-në tonë – gjë që mund të çojë në kancer.