image Ekspertët e arsimit kërkojnë përqendrim më të madh për vitin e ri shkollor

Arsim

Ekspertët e arsimit kërkojnë përqendrim më të madh për vitin e ri shkollor

news image

Ekspertët e arsimit vlerësojnë se mbajtja e orëve plotësuese nuk ka pasur efekt të madh në kompensimin e mësimit të humbur. Ata kërkojnë që fokusi për vitin shkollor 2021-2022 duhet të jetë në ngritjen e nivelit të mësimdhënies, transmeton Gazeta Sinjali.

Drejtori i Institutit për Studime të Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja, deklaron se në këtë vit shkollor vëmendja nuk ka qenë të cilësia e mësimdhënies ,por te pandemia. Qehaja thotë se orët plotësuese nuk e kanë pasur shumë efekt, pasi sipas tij duhet të bëhet punë individuale me secilin nxënës.

 “Ky mësim plotësues ka kuptim nëse mësimdhënësi e ka vullnetin dhe identifikon me saktësi se kush janë të metat tek nxënësit dhe u ofron kundërpërgjigje ndaj atyre mangësive, e që kjo nuk ka ndodhur fatkeqësisht. Ky jo përkushtimi i mësimdhënësve është mbart tutje” është shprehur ai për EO.

Ndërsa, Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, thotë se ky vit shkollor nuk mund të quhet i dështuar. Sipas tij është bërë mjaftueshëm duke u bazuar në rrethanat që është përcjell ky vit mësimor.

“Me fol për vit suksesshëm kur dihet në çfarë rrethanash është zhvilluar procesi mësimor, është absurde. Por, megjithatë, falë angazhimit që kanë bërë mësimdhënësit, prindërit dhe institucionet në përgjithësi, mund të jemi të kënaqur që arritëm deri në fund të këtij viti” është shprehur ai.  /Gazeta Sinjali/