Gazeta Sinjali mëson se janë suspenduar dy zyrtarë policorë të cilët dyshohen për sulmin ndaj të prangosurit afër QKUK-së, gjatë ditës së djeshme.
Dje Gazeta Sinjali ka publikuar një video në të cilën shihet se njëri nga zyrtarët policorë e godet me grusht në kokë një të prangosur, i cili u riarrestua afër QKUK-së, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.