image Ekskluzive: Si u terrorizua Dogana e Kosovës nga hajnat e armatosur

Kosovë

Ekskluzive: Si u terrorizua Dogana e Kosovës nga hajnat e armatosur

news image

Katër hajna të maskuar dhe të armatosur, kishin hyrë për ta grabitur Doganën e Kosovës, në Merdarë. Pamjet e grabitjes kur hajnat hyjnë me kallash, pistoletë dhe sëpatë brenda objektit të Doganës, do të duhej ta shqetësonin secilin person përgjegjës në Polici, Prokurori dhe Gjykatë për mos dënimin e tyre, shkruan Sinjali.com

Viti 2018 ka hyrë në histori për numrin më të madh të grabitjeve të armatosura në Kosovë. Cak i hajnave kanë qenë bankat komerciale dhe pompat e derivateve. Nuk kanë shpëtuar lehtë as institucionet e Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur para disa muajsh në Merdarë.

Sinjali.com sjell ekskluzivisht pamjet nga grabitja e armatosur.

Sidoqoftë, ngjarja më e rëndë ndodhi në Istog kur polici Izet Demaj u vra në detyrë nga hajni Kamer Metaj që po tentonte ta plaçkiste një bankë. Në vendin e ngjarjes kishte mbetur i vdekur edhe hajni Kamer Metaj. /Sinjali.com/