image Ekskluzive: Rreth 20 migrantë nga Iraku e Siria kapen në Obiliq, shoqërohen në Polici bashkë me shoferin e minibusit që i voziste

Siguri

Ekskluzive: Rreth 20 migrantë nga Iraku e Siria kapen në Obiliq, shoqërohen në Polici bashkë me shoferin e minibusit që i voziste

news image

Sot, në fshatin Milloshevë të Obiliqit, Policia e Kosovës ka ndaluar një minibus i cili po transportonte një numër migrantësh, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se minibusi u ndalua në një pikë kontrolli dhe pas verifikimit nga ana e Policisë ka rezultuar se në minibus ishin rreth 20 migrantë pa ndonjë dokument identifikimi të lëshuar nga institucionet e Republikës se Kosovës, apo ndonjë shtet tjetër.

Sinjali mëson se pasagjerët e minibusit janë nga Iraku dhe Siria, të cilët tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Obiliq.

Të njëjtit do të trajtohen nga njësitet relevante policore dhe autoritetet kompetente në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme që merret me personat që kërkojnë strehim azil në Kosovë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/